Gjatë orëve të mesnatës së sotme një veturë është ndalur për kontroll nga policia në fshatin Lubinje e Epërme në Prizren, ku janë sekuestruar tri armë, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se tre të dyshuarit posedonin tri armë, dy nga ato armë gjahu dhe një armë gjysmë automatike së bashku me 8 fishekë.
Ndaj tre të dyshuarve M.B., 28-vjeçar, A.M., 32-vjeçar dhe M.K., 19-vjeçar është ngritur kallëzim penal për posedim dhe mbajtje të armës pa leje. /GazetaSinjali/