image Policia italiane gjen kokainë të fshehur brenda në kokrra kafeje

Botë

Policia italiane gjen kokainë të fshehur brenda në kokrra kafeje

news image

Disa persona janë ndaluar në një aeroport në Itali, të cilët ishin të dyshuar për trafikim droge.

Pas një kontrolle, policia italiane kanë zbuluar kokainë të fshehur brenda në kokrra kafeje.

Forcat e rendit në aeroportin e Malpensës në Milano filluan të dyshonin kur panë se kujt i drejtohej pakoja: ajo ishte nisur për Santino D’Antonio, emri i bosit të krimit në filmin John Wick: Chapter 2.

Një 50 vjeçar u arrestua ndërsa përpiqej të tërhiqte pakon në fjalë nga një dyqan duhani në Firence. Disa trafikantë droge kanë gjetur mënyra nga më ekstremet për ta kaluar ngarkesën e tyre të paligjshme. Një burrë kolumbian u kap në Barcelonë vitin e kaluar me lëndë narkotike të fshehur poshtë parukës së tij.

Po korrikun e 2019, në një supermarket në Sao Paulo, klientët u çuditën kur në pakot e sapunit gjetën kokainë, dhe lajmëruan policinë. Detektivët besojnë se pakot me sapun ishin vendosur gabimisht aty nëpër rafte.

Një Brazilian u arrestua në Portugali në 2018 me lëndë narkotike të fshehur në mbathjet e tij. Në atë vit, u gjet në Spanjë kokainë e fshehur brenda ananasësh të freskët./ Gazeta Sinjali/