image “Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait, përshëndetet nga Xeni

Kosovë

“Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait, përshëndetet nga Xeni

news image

Një prej rrjeteve aktive dhe më të mëdha të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar.

Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit i njohur si Felixi, është arrestuar në Gjermani.

Pas arrestimit të Bashkimit, nëpërmjet Facebookut është lajmëruar Qazim Osmani i njohur si Felixi, duke shkruar: “Këtu jam”.

E në postimin e tij e ka përshëndetur këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi (Xeni) duke i thënë “Përshëndetje miku”.

Sipas mediave gjermane, gjiganti mafioz i Hamburgut, është ndër të dyshuarit kryesorë që akuzohen për trafik droge të llojit kokainë dhe pastrim parash, në përmasa shumë të mëdha.

Arrestimi i Osmanit u krye me bashkëpunim të hetuesve të Hamburgut dhe Mallorkas, gjithashtu me ndihmën e FBI-së.

Qazim Osmani njihet si biznesmen që afarizmin e tij e ka të shtrirë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe në Evropë, si dhe është përfolur për lidhjet e tij me këngëtare dhe moderatore serbe. /GazetaSinjali/