image Policia i gjen marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

Siguri

Policia i gjen marihuanë në shtëpi, arrestohet një person

news image

Gazeta Sinjali mëson se dje në Mitrovicë, rreth orës 16:45 është arrestuar një person, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike.

Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali, të dyshuarit i janë gjetur 19 foli me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 20.1 gram.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/