image Policia i gjen kallashnikov e 14 fishekë, arrestohet një person në Pejë

Siguri

Policia i gjen kallashnikov e 14 fishekë, arrestohet një person në Pejë

news image

Në fshatin Vitomiricë të Pejës, mbrëmë rreth orës 17:00, është  arrestuar një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit të Gazetës Sinjali, nga ky person janë konfiskuar një armë AK-47, dy karikator dhe 14 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Gazeta Sinjali mëson se i dyshuari ua kishte huazuar armën disa personave, të cilët e kishin përdorur atë për të kryer veprën penale të grabitjes së armatosur.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/