image Policia gjen një armë zjarri në Dhërmi

Shqipëri

Policia gjen një armë zjarri në Dhërmi

news image

Sot në Dhërmi është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga Policia.

Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit në zonë.

Policia bën  me dije se po  punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën, raporton abc.news.al.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit të zonës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/