Sot në Dhërmi është gjetur një armë zjarri e cila është konfiskuar nga Policia.
Arma është konstatuar nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit në zonë.
Policia bën me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën, raporton abc.news.al.
“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit të zonës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën”, thuhet në njoftimin e Policisë.