image Konfiskohen 28 kilogram marihuanë në kufirin Kosovë-Shqipëri, të dyshuarit i shpëtojnë arrestimit për "mrekulli"

Kosovë

Konfiskohen 28 kilogram marihuanë në kufirin Kosovë-Shqipëri, të dyshuarit i shpëtojnë arrestimit për “mrekulli”

news image

Dy persona nga Shqipëria kanë tentuar që të fusin ilegalisht marihuanë në territorin e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime brenda Policisë në Pikën Kufitare në Vërmicë kanë bërë të ditur se këta dy persona kanë qenë në këmbë dhe kanë pasur të vendosura dy çanta krahu me përmasa të mëdha, të cilat edhe e kanë nxitur policin të dyshojë se ka diçka brenda tyre.

Ky burim gjithashtu ka bërë të ditur se të dyshuarit me të vërejtur policinë i kanë lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali kontrollimin e çantave e ka bërë Njësiti Antidrogë i Prizrenit, ku kanë gjetur 50 paketime me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale mbi 28 kilogram, raporton Gazeta Sinjali.

/Gazeta Sinjali/