Pas një operacioni të koordinuar, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.
Sinjali nga burimet mëson se gjatë kësaj bastisje, janë sekuestruar disa kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë dhe tri armë.
Për më shumë detaje, Sinjali ka kontaktuar me Policinë dhe Prokurorinë në Prizren, mirëpo ata nuk kanë kthyer përgjigje.
Për çdo zhvillim, Sinjali do t’iu mbajë të informuar. /GazetaSinjali/