image Policia e ndal për kontroll një taksi në Mitrovicë, pasagjerit 17-vjeçar ia gjejnë disa qese me marihuanë

Sinjalizime

Policia e ndal për kontroll një taksi në Mitrovicë, pasagjerit 17-vjeçar ia gjejnë disa qese me marihuanë

news image

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni po vazhdon në gjithë vendin.

Sinjali vazhdimisht ka raportuar për kapjen e personave me armë ilegale e gjësende tjera të kundërligjshme.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se njëri nga rastet e fundit u zbulua mbrëmë pas mesnate në Mitrovicë, pasi ndali për kontroll një taxi.

Te pasagjeri, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, të ndarë në disa qese, që janë sekuestruar si dëshmi.

Personi i dyshuar, i moshës së mitur është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

/GazetaSinjali/