image Ndahet nga jeta profesoresha që ligjëronte në Fakultetin Ekonomik

Sociale

Ndahet nga jeta profesoresha që ligjëronte në Fakultetin Ekonomik

news image

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë Prof. Dr. asoc. Sadete (Quqalla) Pllana.

Pllana tash e një kohë ligjëronte në Fakultetin Ekonomik.

Sipas njoftimit mortor të familjes, varrimi do të bëhet sot, e shtunë, në orën 16:46, në varrezat e Lagjes Pllana, Kçiq i Madh, Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Njoftim mortor!

Sot, me datë 24.06.2023 bashkëshortja, nëna, motra, gjyshja jonë Prof. Dr. asoc. Sadete (Quqalla) Pllana pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

Varrimi do të bëhet sot, e shtunë, në kohën e Ikindisë, në orën 16:46, në varrezat e Lagjes Pllana, Kçiq i Madh, Mitrovicë.

E pamja mbahet 3 ditë (e dielë-e martë) në:

Bregu i Diellit, Rr. “Dëshmorët e Marecit” 176, Prishtinë (Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/DZ5ucejzTGBJ5bW89?g_st=iw)

Do na mungosh përjetësisht dhe do të kujtojmë gjithmonë.

/GazetaSinjali/