image Policia e Kosovës po e cilëson si të suksesshëm vitin 2019

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës po e cilëson si të suksesshëm vitin 2019

news image

Viti i kaluar po cilësohet si i suksesshëm nga Policia e Kosovës. Kjo pasi, sipas raportit vjetor të policisë, ka pasur më pak vepra penale, vrasje dhe vjedhje.

Mirëpo, jo edhe shumë i suksesshëm në fushën e krimeve ekonomike, pasi që kjo fushë sidomos në aspektin e korrupsionit dhe fajdeve ka pasur rritje, kështu u bë e ditur në konferencën e sotme, ku Policia e Kosovës prezantoi raportin vjetor të punës. 

Drejtori i departamentit të Hetimeve, Riza Shillova, tha se si sukses i këtij departamenti është angazhimi për konfiskimin e narkotikëve dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërsa, drejtori i departamentit për Operacione, Afrim Ahmeti, ka folur për përqindjen e uljes së veprave penale.

“Krahasuar me vitin 2018, ka pasur ulje të tyre në rreth 8.90 përqind”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/