image Policia e Kosovës patrullon me dron në veri (VIDEO)

Siguri

Policia e Kosovës patrullon me dron në veri (VIDEO)

news image

Policia e Kosovës është duke patrulluar me dron në pjesën veriore të vendit.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, përkundër bllokadave që kanë krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.

Sot, është dita e pestë që serbët janë duke bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak. 

/GazetaSinjali/