Policia e Kosovës është duke patrulluar me dron në pjesën veriore të vendit.
Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e qetë, përkundër bllokadave që kanë krijuar serbët lokalë, si shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Ndryshe, tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.
Sot, është dita e pestë që serbët janë duke bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak.