image Policia e Kosovës në kërkim të Bujar Rogovës, mbështeti publikisht gjeneralin iranian

Siguri/ Policia e Kosovës në kërkim të Bujar Rogovës, mbështeti publikisht gjeneralin iranian

news image

Polica e Kosovës ka shpallur në kërkim Bujar Rogovën, i cili ditë më parë kishe dalur publikisht në përkrahje të gjeneralit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

Për këtë rast, njësite të Policisë së Gjakovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në kërkim të Bujar Rogovës, por i njëjti dyshohet se nuk gjendet fare në Kosovë.

Rastin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar Polica e Gjakovës, të cilët kanë thënë se ai është shpallur në kërkim pas postimeve në mbështetje të gjeneralit iranian përmes rrjetit social “Facebook”.

“Para disa ditësh kur është publikuar në media se ka postuar një postim në mbështetje Qasem Soleimani. Ne kemi kërkuar që prej komandanti të stacionit, shefit të hetimeve dhe të tjerëve  që në konsultim me Prokurorin e Shtetit të merren veprimet e nevojshme. Sipas informatave, që për momentin nuk është në Gjakovë, nuk është në Kosovë”, ka thënë policia e Gjakovës për Gazetën Sinjali.

Katër ditë më parë, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe Ikballe Berisha Hudutin e cila publikisht ishte kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, derisa, e njëjta kritikoi edhe liderët e shtetit që përkrahën sulmin po ashtu ka kërkuar hakmarrje ndaj SHBA-së. /Gazeta Sinjali/