image Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen nga aksidenti i djeshëm në Gremnik të Klinës

Kosovë

Siguri/ Policia e Kosovës jep detaje për vdekjen nga aksidenti i djeshëm në Gremnik të Klinës

news image

Aksidenti mes dy automjeteve furgon dhe një traktori ka përfunduar me fatalitet, dje në Gremnik të Klinës, duke lënë të vdekur një person dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 15:00, ku ishin të përfshira një traktor dhe një automjet kombi.

” Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF Klinë pa shenja jete dhe vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.  Lëndime trupore kanë pësuar edhe dy pasagjer  një femër dhe një mashkull të dy kosovarë të cilët janë duke marr tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Drejtuesi i automjetit kombi pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Gazeta Sinjali/