Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku dy vetura kanë pësuar dëme materiale. Nga pamjet shihen se njëra veturë është rrotulluar.
Baki Kelani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin me dëme materiale.
“Lidhur me kërkesën tuaj ju njoftojmë se, me datë 20.12.2019 në magjistralen Gjilan-Prishtine kemi të raportuar një aksident trafiku me dëme materiale në mes të dy veturave”, ka deklaruar Kelani./Gazeta Sinjali/