Policia e Kosovës ka kryer aksion në Mitrovicë për ta kapur gruan e dyshuar që po kërkohej për veprën penale vjedhje të shërbimeve komunale, raporton Gazeta Sinjali.
E dyshuara është kërkuar gjatë ditës së djeshme, në bazë të urdhëresës se lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Kështu kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se bëhet fjalë për E.Th., e cila ishte në kërkim pasi ishte dënuar për vjedhje të rrymës.
Për shkak se Policia nuk ka arritur ta lokalizojë, Sinjali mëson se familjarët e saj e kanë paguar dënimin, që është zëvendësuar nga burgim në gjobë.