image Policia e kërkon gjithandej, Stresi publikon fotografi nga ashensori

Shqipëri

Policia e kërkon gjithandej, Stresi publikon fotografi nga ashensori

news image

Reperi nga Shqipëria Arkimend Lushaj, i njohur me emrin “Stresi”, po kërkohet nga policia si organizator i protestës për vrasjen e Klodian Rashës, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe gjatë ditës së sotme, reperi nuk i është ndarë protestës.

Ai përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shihet në ashensor me një helmetë në dorë, gjersa ka publikuar edhe njëherë letrën që i dërgoi babait të Klodian Rashës, Qazimit.

Krah fotografisë, Stresi shkruan se vrasja e Klodianittashmë nuk i përket vetëm familjes, por gjithë shqiptarëve të cilët nuk po përdorin Klodianin, por përkundrazi, po e mbrojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Postimi i plotë i Stresit:

LETER BABAIT TE KLODIANIT NGA Cunat Capital Crew Bb4life Rinia shqiptare

I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar,
E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale.

Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni !

Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje.

Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare!

Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit.

Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime.
E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart.

Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari.

Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!
Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime

View this post on Instagram

A post shared by STRESI (@stresi)

/Gazeta Sinjali/