Një 50-vjeçar me inicialet M.P., ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës në hyrje të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Gazetën Sinjali se i dyshuari është ndaluar për kontroll dhe në veturën e tij të tipit “BMW” policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë zjarri dhe 16 copë fishekë.
“Dje rreth orës 18:00, në hyrje të Prishtinës, policia ka ndaluar veturën BMW me targë Kosove dhe pas një kontrolli të detajuar ndaj personave dhe veturës ka arritur që të gjejë dhe të sekuestrojë: një (1) revole të tipit HS/9, kalibër 9 mm, si dhe gjashtëmbëdhjetë (16) copë fishekë, kalibër 9 mm”, tha Borovci.
Borovci njoftoi se 50-vjeçari i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”./Gazeta Sinjali/