image Policia e Ferizajt has në një person të humbur i cili nuk di të flas, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Siguri

Policia e Ferizajt has në një person të humbur i cili nuk di të flas, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

news image

Policia e Ferizajt, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët. Pasi që në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj, ata kanë hasur në një person të moshës së shtyrë, i cili nuk din të flas.

‘’Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – Person i humbur

Sot, rreth orës 14:00 policia e stacionit në Ferizaj, në rrugën ” Zenel Hajdini” në Ferizaj ka hasur në një person të humbur i moshës së shtyer, i cili nuk din të flas.

Lusim familjarët e tij, apo personat që mund ta njohin, të lajmërohen në stacionin policisë në Ferizaj, përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ apo të thërrasin në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Aktualisht ai është në stacionin e policisë në Ferizaj’’, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/