Policia e Kosovës në Ferizaj, për tri ditë ka shqiptuar 400 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk kanë rrespektuar masat anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se kanë bërë kontrollimin e qendrave tregtare, lokaleve afariste me shumicë e pakicë, fushave dhe sallave sportive, fitneseve dhe kanë bërë kontrolle të mjeteve të transportit urban dhe ndër-urban.
Lidhur me parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, për ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe shëndetit publik, Policia e Kosovës po i dënon qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat e vëna nga Qeveria e Kosovës.
Sipas një komunikate të policisë së Ferizajt, ata do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim kryerjen e aktiviteteve të tilla, andaj kanë kërkuar që qytetarët të respektojnë masat e reja. /GazetaSinjali/