image Policia e Capitolit kërkon zgjatjen e qëndrimit të trupave të Gardës Kombëtare në Washington

Botë

Policia e Capitolit kërkon zgjatjen e qëndrimit të trupave të Gardës Kombëtare në Washington

news image

Policia e Capitolit, e shqetësuar nga kërcënimet për një sulm tjetër mbi Capitolin, po kërkon nga Departamenti i Mbrojtjes të lërë rreth 5,000 trupa të Gardës Kombëtare të dislokuara në Capitol për 60 ditë të tjera për të ruajtur sigurinë deri në mes të majit.

Zyrtarët e mbrojtjes i thanë Zërit të Amerikës se kërkesa e tyre është duke u shqyrtuar. Trupat e Gardës Kombëtare fillimisht ishin planifikuar të largoheshin nga zona e Capitolit më 12 mars.

Kërkesa për të mbajtur trupat te Capitoli erdhi ndërsa autoritetet thanë se ata po merrnin seriozisht informacionet e agjencive të zbulimit në lidhje me një komplot të mundshëm nga një grup i armatosur e ekstremit të djathtë për të sulmuar Kapitolin të enjten megjithëse nuk pati asnjë incident.

Në një njoftim të lëshuar të martën nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimit thuhej se në muajin shkurt një grup i paidentifikuar i “ekstremistëve të dhunshëm” kanë diskutuar plane për “të marrë kontrollin e Capitolit dhe për të hequr ligjvënësit demokratë në datën 4 mars, ose rreth asaj date”.

4 Marsi është dita kur ithtarët e teorisë së konspiracionit QAnon besojnë se ish Presidenti Donald Trump, i cili u mund nga Presidenti Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit, do të betohej për një mandat të dytë në detyrë. Deri në vitin 1933, data e përurimit të presidentëve ishte 4 marsi. /Gazeta Sinjali/