image Joe Biden betohet si presidenti i 46-të amerikan

Botë

Joe Biden betohet si presidenti i 46-të amerikan

news image

Pasi u zotua të mbështesë dhe mbrojë Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zyrtarisht është betuar si president i SHBA, shkruan Gazeta Sinjali.

Betimi i tij për detyrë u administrua nga Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

“Betohem solemnisht se do ta përmbushë me besnikëri detyrën time si president i Shteteve të Bashkuara dhe se do ta ruajë dhe mbroj më së miri Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Më ndihmo, Zot”, tha Biden.

/Gazeta Sinjali/