image Policia e arreston, gjykata e liron falsifikuesin e parave që mashtroi të moshuarit në Prizren

Siguri

Policia e arreston, gjykata e liron falsifikuesin e parave që mashtroi të moshuarit në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar Amir Krasniqin, i dyshuar për katër raste të falsifikimit, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Viktimë e mashtrimit të tij, në të katër rastet, kanë qenë të moshuarit ose shitësit në dyqanet e të cilëve nuk ka pasur të instaluara kamera të sigurisë.

Amir Krasniqi

Sinjali mëson se me rastin e arrestimit të tij, zyrtarët policorë gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur 400 euro të falsifikuara, substancë narkotike dhe municion të revoles.

Mirëpo, këto nuk kanë mjaftuar që Gjykata Themelore në Prizren të aprovojë kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sinjali merr vesh se i njëjti me vendim të gjykatës, është urdhëruar që të paraqitet në stacion policor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/