Gazeta Sinjali pak më parë publikoi pamje të një rrahje brutale që ka ndodhur sot, rreth orës 16:00 në Pejë. Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Sinjalin se dy viktima janë duke u intervistuar në stacion policor.
Në pamjet e siguruara nga Sinjali shihen se si dy persona rrahen me njëri-tjetrin.
Afër tyre shihen edhe disa qytetarë të tjerë, të cilët tentojnë t’i ndalojnë, por përleshja vetëm sa eskalon.
Pamjet e rrahjes i gjeni në linkun e mëposhtëm.