image Policia bastis një banesë në Prizren, arrestohen tre të dyshuar për fajde e kanosje

Siguri

Policia bastis një banesë në Prizren, arrestohen tre të dyshuar për fajde e kanosje

news image

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore kanë kryer bastisje dje në një banesë në Prizren, e cila ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe sekuestrimin e disa dokumenteve në cilësinë e provave materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se të arrestuarit dyshohen për fajde, detyrim dhe kanosje dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndërsa si prova është sekuestruar një dokument i cili përmban marrëveshjen për shitjen e një veture bashkë me fletëdëshminë për tërheqje parash dhe disa dokumente tjera.

Po ashtu është kontrolluar dhe vetura e njërit prej të dyshuarve ku është gjetur një kontratë mbi shitblerjen e veturës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ndaj tyre Prokuroria ka nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Fajde’, ‘Detyrim’ dhe ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/