Dy lokale në rrugën “Xhon Buzuku” në Skenderaj kanë qenë cak i një bastisje të Policisë së Kosovës mbrëmë pas orës 20:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë bëjnë të ditur se bastisja u krye pasi që kishte informacione se në ato lokale organizoheshin lojëra të fatit.
Këto burime bëjnë të ditur se gjatë bastisjes policia ka gjetur dhe ka konfiskuar aparate të lojërave të fatit, kompjuterë, printer dhe monedha.
Ndërsa palët e përfshira në këtë rast janë liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit./Gazeta Sinjali/