image Policia arreston pasagjerin pasi u incizua duke e lëpirë dorën dhe duke e fërkuar në mbajtësen e trenit

Botë

Botë/ Policia arreston pasagjerin pasi u incizua duke e lëpirë dorën dhe duke e fërkuar në mbajtësen e trenit

news image

Policia ka arrestuar një pasagjer pasi u incizua duke e lëpirë dorën dhe duke e fërkuar atë në njërën nga mbajtëset e trenit. Autoritetet u detyruan që ta largojnë trenin nga shërbimi për ta dezinfektuar.

Personi i paidentifikuar dyshohet të ketë qenë i infektuar me koronavirus dhe i tërë veprimi i tij duket i qëllimshëm dhe keqdashës, shkruan “Daily Mail”.

Kompania përgjegjëse për transportin lokal tha: “Personi është arrestuar nga policia dhe nga shërbimi i sigurimit. Treni është larguar nga shërbimi dhe është dezinfektuar.”

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në Belgjikë njoftoi se numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në mbi 250, ndërsa të mërkurën është shënuar viktima e parë.

Kujtojmë se virusi vdekjeprurës deri tani është përhapur në më shumë se 80 vende të botës, duke u marrë jetën mbi 3 mijë njerëzve ndërsa janë infektuar mbi 100 mijë të tjerë./GazetaSinjali/