image Policia arreston katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren, njëri ikë nga vetura zyrtare

Siguri

Policia arreston katër të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren, njëri ikë nga vetura zyrtare

news image

Policia e Kosovës dje ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuar për vjedhjen e disa pllakave të metalit në gërmadhat e murgores dhe manastirit të Shën Pjetrit në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Vjedhja kishte ndodhur më 1 shkurt, por që Policia pas tri dite prangosi të dyshuarit, por nuk arriti t’i dërgojë të gjithë në qendrën e mbajtjes, pasi që njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vetura e Policisë.

Të dyshuarit pasi kishin vjedhur pllakat me vlerë arkeologjike, i kanë shitur më pas në hekurishte.

Në ndalim policor janë dërguar tre të dyshuarit e tjerë.

/GazetaSinjali/