Policia e Kosovës sot pas mesnate rreth orës 01:05 ka arrestuar tetë persona për rastin “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se të arrestuarit janë J.S 23-vjeçar, A.I 25-vjeçar, B.I 33-vjeçar, A.T 28-vjeçar , A.B 34-vjeçar, M.R 51-vjeçar, R.M 33-vjeçar dhe S.M 38-vjeçar.
Policia ka njoftuar se janë konfiskuar 405 qipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 7 palë të letrave që janë përdorur për të luajtur bixhoz, poashtu një fletore që të dyshuarit ishin duke e përdorur për të shënuar aktivitetin e tyre gjatë kësaj loje.
Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.