Policët e Kosovës çdo ditë e më shumë janë duke u sulmuar gjatë kryerjes së detyrës, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i ngjashëm ka ndodh dje në rrugën “ Wesli Clark” në Ferizaj, ku një zyrtar policor është sulmuar me thikë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Ferizaj kanë bërë të ditur se polici ka parë disa persona duke konsumuar substanca narkotike dhe është afruar afër tyre, ku si pasojë njëri nga të dyshuarit e kishte sulmuar me mjet të mprehtë në fyt.
Këto burime kanë bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe se nuk ka ndonjë të arrestuar.