Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në objektin e Patriarkanës së Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga Prokuroria Themelore në Pejë, i kanë thënë Gazetës Sinjali se zyrtari policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Nikçi tha se trupi i pajetë i policit është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda, së bashku me njësitë relevante. Dyshimet janë se është kryer vetëvrasje. Me urdhër të prokuroritë të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi./Gazeta Sinjali/