Saktësisht 30 vite më parë ndodhi përleshja mes tifozëve dhe skuadrës së Dinamo Zagrebit dhe Red Star Beograd.
Ajo që mbahet mend është goditja që futbollisti kroat, Boban ia bëri policit jugosllav, transmeton Gazeta Sinjali.
Polici të cilin ylli kroat e goditi në Maksimir quhet Refik Ahmetoviç. Ai më pas është bërë figurë mediale dhe ka dhënë deklarata interesante, për gazetën kroate “Sportske Novosti”.
“Mund ta kasha vrarë Bobanit. Më ka sulmuar në vend të punës. Josip Kuzhe (ish-trajneri i Shqipërisë), e ka shpëtuar duke e larguar nga unë. Ne kemi dashur të qetësojmë situatën, ndërsa Boban ka ftuar tifozët e Dinamos ‘Bad Blue Boys’ në terren. Ishte e përgatitur. Revolen e kam pasur të mbushur dhe kolegët më kanë thënë që të gjuaj, por nuk kam dashur. Po të vazhdonte ndeshja do të kishte të vdekur”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/