Sot në orën 09:21 në zyrën e kompanisë së telekomunikacionit “IPKO” në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë një person i dyshuar ka tentuar të kryej grabitje.
Policia përmes një raporti thotë se zyrtari policor pas përfundimit të orarit të punës me të vërejtur situatën me vet iniciativë ka reaguar duke parandaluar grabitjen dhe arrestuar personin e dyshuar me iniciale F . K.
“Personi i dyshuar është shoqëruar për në Sektorin Rajonal për Hetime dhe në konsultim me prokurorin e shtetit po vazhdohet me procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/