image Polici në detyrë zyrtare ultimatum qytetarit: Që se bjen djalin për 10 minuta, ta vras!

Kosovë

Kanosje/ Polici në detyrë zyrtare ultimatum qytetarit: Që se bjen djalin për 10 minuta, ta vras!

news image

Polici i Kosovës, në detyrë zyrtare ka kanosur një prind në Pejë që ta sjellë djalin para organeve të drejtësisë, në të kundërtën i thotë se do ta vrasë. Këtë moment e ka filmuar një sinjalizues, i cili shprehet i shqetësuar për sjelljen e policit dhe kanosjen që ia bën qytetarit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas sinjalizuesit ngjarja ndodhi kur një person i iku policëve dhe në vend se policët të angazhohen për ta gjetur, njëri nga ta tenton ta detyrojë prindin që ta sjellë djalin para organeve të rendit. Polici i jep ultimatum 10 minuta prindit për t’ia sjellë djalin.

“Shko bire fill, je ka vonohesh…Që se bjen për 10 minuta, vallain e vras”, dëgjohet polici duke i thënë prindit në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali.

“A je ka e thërret?, veç ta di”, vazhdon më tej polici.

Nuk dihet nëse kjo video ka rënë në duart e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti nën dyshimet se janë përfshirë në vepra të ndryshme penale, po hetohen 289 zyrtarë të policisë. /Gazeta Sinjali/