Një polic të enjten ka qenë dëshmitar i një kanosjeje brenda hapësirave të Stacionit Policor në Pejë. Por shumë shpejtë, pre e kërcënimeve ra edhe vet ai, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar nga burimet në Polici se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.
Burimet i kanë thënë Sinjali se polici në fjalë, kishte qenë dëshmitar i një kanosjeje në korridorin e stacionit. Ai kishte dëgjuar një person duke e kanosur një dëshmitar.
Polici i është afruar dhe i ka thënë se këto sjellje janë kërcënuese.
Por, siç ka mësuar Sinjali, i dyshuari ka filluar ta kanos edhe zyrtarin policor.
Nuk ka të arrestuar lidhur me këtë rast./Gazeta Sinjali/