image Polici i vdekur nuk u dërgua fare në spital – dy kolegët e tij mbesin të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

Kosovë

Siguri/ Polici i vdekur nuk u dërgua fare në spital – dy kolegët e tij mbesin të lënduar, njëri në gjendje të rëndë

news image

Polici që ka vdekur para pak minutave në një aksion policor në Zhur të Prizrenit, nuk është dërguar fare për tretman mjekësor, kupton Gazeta Sinjali.

Sipas asaj që ka marr vesh mediumi, polici i vdekur nuk është dërguar fare për ndihmë mjekësore, për shkak se vdekja e tij është konstatuar në vendin e ngjarjes. Në anën tjetër dy policë të tjerë të lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Drejtori i këtij spitali, ka konfirmuar para pak minutave për Gazetën Sinjali se në këtë spital janë dërguar vetëm dy policë dhe një fëmijë për ndihmë mjekësore. Sipas tij njëri prej policëve ka pësuar lëndime të rënda.

“Më ka lajmëruar komandanti i Policisë se ka ndodhur një shpërthim në Zhur diku dhe në spital pritet të vijnë disa të lënduar. Në spital kanë ardhur tre persona, dy policë dhe një fëmijë. Njëri prej policëve i lënduar rëndë dhe është dërguar për në QKUK pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Prizren”.

“Polici tjetër është duke marrë tretman mjekësor nga plagët e eksplozivit, ndërsa është sjellë në spital edhe një fëmijë i moshës rreth 9-vjeçe është pranuar në repartin e syve. Edhe fëmija edhe polici janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar drejtori i spitalit, Afrim Avdaj për Gazetën Sinjali.

Në anën tjetër vdekjen e policit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit,  dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/