image Polici gjuan me armë zjarri në drejtim të qenve në Prizren

Sinjalizime

Polici gjuan me armë zjarri në drejtim të qenve në Prizren

news image

Një zyrtar policor ka përdorur armën zyrtare derisa njësiti policor ka qenë duke patrulluar në këmbë në fshatin Vërmicë të Prizrenit, mëngjesin e djeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Inspektoratit Policor të Kosovës bëjnë të ditur se zyrtari policor ka shtënë me armën zyrtare të zjarrit në drejtim të tre qenve, të cilët kishin dalë në rrugën ku policët po patrullonin nga oborri i një shtëpie të fshatit.

Zyrtari është arsyetuar se armën e ka përdorur në vetëmbrojtje.

Gazeta Sinjali mëson se përveç IPK-së me rastin është njoftuar edhe prokurori./Gazeta Sinjali/