image Policët nuk tolerojnë, shumë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

Statistikat/ Policët nuk tolerojnë, shumë gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

news image

Policia e Kosovës ka qenë më jotolerante ndaj shkelësve të rregullave të komunikacionit. Vetëm dje, policër kanë shqiptuar 1,529 gjoba trafiku.

Poashtu, gjatë 24-orëve të fundit, Policia i ka arrestuar 27 persona.

19 persona janë tërguar në mbajtje nga Policia, ndërkaq 2 në vuajtje të dënimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë dje ka pasur më pak aksidente trafiku se zakonisht. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 31 aksidente trafiku në gjithë Kosovën. Prej tyre, 17 me dëme materiale e 14 me të lënduar.

Ndërkaq për fat, Policia njofton se dje nuk ka ndodhur ndonjë aksident me fatalitet. /Gazeta Sinjali/

No photo description available.