image Policët në Britani: Shqiptarët duhet të pushkatohen

Evropë

Policët në Britani: Shqiptarët duhet të pushkatohen

news image

Pesë oficerë të policisë në Britaninë e Madhe janë shkarkuar nga detyra për shkak se kishin bërë komente raciste, seksiste dhe homofobike, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave angleze, pesë oficerët kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar dhe se sipas tyre emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje.

“Shtetasit shqiptarë duhet të pushkatohen, emigrantët e paligjshëm meritojnë dënimin me vdekje”, shkruan ata.

Gjyqtari i këtij rasti, Jason Beer theksoi se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin 21.

“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”, tha Beer.

Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri-tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi./Gazeta Sinjali/