Dy zyrtarë policorë dhe tre zyrtarë të AUVK-së janë kanosur verbalisht mbrëmë rreth orës 20:15 në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se kanosja e këtyre pesë zyrtarëve ka ndodhur gjatë kohës kur të njëjtit po inspektonin lokalet afariste dhe të gastronomisë për respektimin e masave antiCOVID.
Tutje policia ka njoftuar se lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në polici. /Gazeta Sinjali/