image Policë të shumtë nisen drejt palestrës në Rahovec për shkak të ‘Kupës së Kosovës’

Basketboll

Basketboll/ Policë të shumtë nisen drejt palestrës në Rahovec për shkak të ‘Kupës së Kosovës’

news image

Kupa e Kosovës në Basketboll është duke zhvilluar në qytetin e Rahovecit, në palestrën ‘Mizair Isma’.

Interesimi i madh ka bërë që në këtë palestër të shtohet numri i Forcave të Sigurisë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj që konfirmoi se numri i forcave policore është shtuar për ta mbajtur në kontroll masën e madhe brenda palestrës.

Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja mes Rahovecit dhe Trepçës, ndërsa gjatë ditës Peja luajti kundër Ponte Prizrenit.

Kupa e Kosovës do të vazhdojë edhe për pesë ditët e ardhshme./Gazeta Sinjali/