Paul Pogba duket se ende do ta vazhdojë të vesh fanelën e kuqe të Manchester United.
Flitej se ai së shpejti do të largohej nga “Djajtë e kuq” dhe se dukej i vendosur të kalonte në Francë te Paris Saint-Germain.
Sipas ‘Sky Sports’, gjërat tani kanë ndryshuar dhe mesfushori dëshiron të mbetet në Angli.
Francezi ndihet shumë i lumtur pas transferimit në ekip të Jadon Sanchos dhe bashkë-kombasit të tij Raphael Varane që siç duket e kanë bindur atë të qëndroj./GazetaSinjaliSporti/