image Pogba lëndohet në stërvitje me Francën, mungon në dy ndeshje

Futboll

Pogba lëndohet në stërvitje me Francën, mungon në dy ndeshje

news image

Paul Pogba do të mungojë në dy ndeshjet e Francës, kundër Kazakistanit dhe Finlandës në kualifikime për Kupën e Botës, pasi e pësoi një lëndim në kofshën e djathtë.

Mesfushori i Manchester Unitedit u pa duke u larguar nga seanca stërvitore me mjekun e ekipit, Franck Le Gall.

Si pasojë, ai është tërhequr nga ekipi kombëtar për ta shëruar lëndimin.

“Paul Pogba u detyrua të tërhiqet nga dy ndeshjet e ardhshme të Francës, kundër Kazakistanit në Parc des Princes dhe kundër Finlandës në Helsinki”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Ai do të zëvendësohet nga Jordan Veretout i Romës.

Pogba mungoi në dy ndeshjet e fundit të Unitedit në Premierligë, në humbjen 2:0 ndaj Manchester City dhe në fitoren 3:0 kundër Tottenhamit./Gazeta Sinjali Sporti/