image “Po bashkëjeton me një burrë..”, nëna nga Podujeva raporton në Polici vajzën 14-vjeçare

Siguri

“Po bashkëjeton me një burrë..”, nëna nga Podujeva raporton në Polici vajzën 14-vjeçare

news image

Dje rreth orës 13:00, në Podujevë, një grua ka raportuar pranë Policisë së Kosovës se vajza e saj 14-vjeçare është larguar nga shtëpia, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë të ditur për media se ankuesja ka thënë se vajza e saj kishte dalë nga shtëpia dhe se kjo nuk ka informacione të saktë lidhur me vendndodhjen e saj.

Mirëpo, sipas ankueses në rrjetet sociale i është paraqitur një person, i cili i ka treguar që vajza e saj është duke bashkëjetuar me të.

Për këtë rast janë njoftuar organet kompetente dhe janë inicuar hetimet. /GazetaSinjali/