Një person në Podujevë ka paraqitur rastin në Polici, pasi që i është vënë zjarri shtëpisë së tij.
Po ashtu, ai ka treguar se i është vjedhur edhe rrethoja e oborrit.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rrethojën e oborrit në gjatësi rreth 35 metra”.