Janë vjedhur ari e para të gatshme në vlerë mbi 13 mijë euro në një shtëpi në Podujevë nga disa hajna ende të paidentifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas pronarit të shtëpisë, sasia e arit të vjedhur është 10 mijë e 800 euro, ndërsa janë vjedhur edhe 2 mijë e 400 euro para të gatshme.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda prokurorisë kanë treguar se rasti është duke u hetuar, ndërsa deri më tani nuk është arrestuar askush.
Rastet e vjedhjeve në Kosovë janë të shumta. Çdo ditë raportohen raste të tilla ku vlera e mjeteve të vjedhura kap shifra të larta.