image Podujevë/ Hajnat thyejnë xhamin e veturës, vjedhin dokumente e para

Siguri

Podujevë/ Hajnat thyejnë xhamin e veturës, vjedhin dokumente e para

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shtedim të Podujevës, rreth orës 23:30, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit njoftojnë se një femër ka denoncuar në Polici se persona të panjohur ia kanë thyer xhamin e veturës me targa vendore dhe i kanë vjedhur nga aty një pasaportë të Kosovës, një të Gjermanisë, një letërnjoftim gjerman si dhe mbi 200 euro.

Të njëjtat burime njoftojnë se lidhur me këtë rast kanë filluar hetimet.

/GazetaSinjali/