image Podujevë/ Edhe 10 shtëpi për familjet në nevojë

Sociale

Podujevë/ Edhe 10 shtëpi për familjet në nevojë

news image

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me humanistin Halil Kastrati për ndërtimin e 10 shtëpive të reja për familjet në nevojë.

Në komunikatë bëhet e ditur se komuna e Podujevës do të participojë me nga 5000 euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër do ta mbulojë shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari Bulliqi falënderoi hoxhën për ndihmën e vazhdueshme në komunën e Podujevës, gjithashtu falënderoi edhe gjithë donatorët të cilët po mundësojnë realizimin e këtij projekti.

“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë dhe të realizojmë projekte që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë” deklaroi kryetari Bulliqi./GazetaSinjali/